Xhaka me Leverkusenin barazojnë në Stuttgart, 14 ndeshje pa humbje

Futboll

Xhaka me Leverkusenin barazojnë në Stuttgart, 14 ndeshje pa humbje

Nga: K. G. Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, me Bayer Leverkusenin nuk njohin humbjen në 14 ndeshjet e para në Bundesliga I.

Bayer ka barazuar me rezultat 1:1 në konak të Stuttgartit.

Fuhrich në minutën e 23-të shënoi për vendasit dhe Wirtz në atë të 47-të për Bayerin.

Xhaka u paraqit titullar duke treguar angazhim të madh në pikën shumë domethënëse që morën në stadiumin "MHPArena".

Bayer kryeson me 36 pikë, pasojnë Bayern Munihu me 32, Stuttgart 31, Leipzig 29, Dortmund 25, Hoffenheim 23 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat