Ancelotti flet për të ardhmen e Modriçit e të Kroosit

Futboll

Ancelotti flet për të ardhmen e Modriçit e të Kroosit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Ancelotti

Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e Luka Modriçit dhe Toni Kroosit.

Dy veteranët e mesfushës mund të largohen nga Real Madridi në fund të sezonit, por nuk përjashtohet mundësia që legjenda kroate t’i bëjë valixhet gati qysh në janar pasi nuk po ka hapësira në ekipin e “DonCarlos”.

Trajneri italian do të donte ta ketë në ekip ish-futbollistin e Tottenhamit, por ky i fundit e ka shprehur zhgënjimin.

“Modriç, Kroos e Nacho do të vendosin për të ardhmen e tyre kur të duan ata”, u shpreh fillimisht ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit e Evertonit.

“Legjendat e këtij klubit vendosi vetë se çka duan të bëjnë. Klubi e ka një respekt të madh për këta lojtarë, të cilët e kanë fituar të drejtën të vendosin për të ardhmen e tyre”, përfundoi Ancelotti.

Modric ka marrë oferta nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa do të vendosë shpejt për të ardhmen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat