Zikaltërit favoritë

Futboll

Zikaltërit favoritë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Interi do të presë Real Sociedadin në ndeshjen e vlefshme për raundin e 6 të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

– Interi do të presë Real Sociedadin në një ndeshje evropiane për herë të parë që nga fitorja 3-0 e Kupës UEFA në shtator 1979.

– Real Sociedadi fitoi vetëm 1 nga 9 ndeshjet e tyre evropiane kundër kundërshtarëve italianë (4 barazime, 4 humbje) duke mundur Interin 2-0 në shtëpi në Kupën UEFA në tetor 1979.

– Interi ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve në shtëpi (1 humbje), duke fituar të dyja ndeshjet këtë sezon. Hera e fundit që zikaltrit fituan të tre ndeshjet e grupeve në shtëpi në një sezon ishte në 2010-11, kur ata ishin kampionë në fuqi.

– Real Sociedadi ka fituar dy ndeshje jashtë fushe në Ligëne Kampionëve të këtij sezoni, aq sa kishte fituar në 12 ndeshjet e mëparshme jashtë fushe në kompeticionet europiane.

– Interi ka humbur vetëm 1 nga 12 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve (7 fitore 4 barazime), atë kundër Mançester Sitit në finalen e sezonit të kaluar (0-1). Ata janë të pamposhtur në 7 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi në këtë kompeticion, gjashtë prej të cilave kanë rezultuar me fitore (1 barazim).

– Ndër të gjitha skuadrat që luajtën në kompeticionet kryesore evropiane në sezonet 2022-23 dhe 2023-24, Real Sociedad është një nga dy skuadrat me 100% fitore jashtë në fazën e grupeve, së bashku me Bajern Mynih. Real Sociedadi fitoi të tre ndeshjet e luajtura në Ligën e Europës sezonin e kaluar dhe të dyja këtë sezon në Ligës së Kampioneve.

– Mançester Siti (47%) dhe Barcelona (43%) janë dy skuadrat e vetme me një përqindje më të lartë të presingut në një të tretën e fundit të fushës, sesa Real Sociedad (38%) në këtë sezon të Ligës së Kampioneve.

– Lautaro Martinez ka realizuar 29.3% të goditjeve të Interit në këtë sezon në Ligën e Kampioneve (22/75); përqindjen më të lartë në mesin e të gjithë lojtarëve deri më tani në garë. Argjentinasi ka shënuar dy gola në pesë ndeshje të Ligës së Kampioneve në sezonin 2023-24, vetëm një më pak se sa shënoi në 13 ndeshje në2022-23 (3).

– Mikel Merino ka fituar më shumë duele (51) dhe duele ajrore (28) se çdo lojtar tjetër në ketë edicion të Ligës së Kampioneve. Ai gjithashtu shënoi dhe dha asiste në ndeshjen e tij të fundit të luajtur kundër Salcburgut dhe në fitoren 3-1ndaj Benfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat