Gati për tu larguar!

Futboll

Gati për tu larguar!

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:17
Pamje nga një ndeshje

Gati për tu larguar!

Duket se është i destinuar të transferohet te “Galaktikët” e Real Madrid. “Pistoni” kanadez i krahut të majtë të mbrojtjes, Alfonso Dejvis prej kohësh është kthyer në kryefjalën e merkatos dhe duket se kalimi te “gjigantët” e futbollit spanjoll është më afër se kurrë, sidomos tani, pas refuzimit të rinovimit të kontratës.

Sipas raportimeve më të fundit, te mediave gjermane, Dejvis ka refuzuar një kontratë prej 16 milionë eurosh, me 23-vjeçarin, që nuk pranon më pak se 19 milionë euro, në kontratën e tij të re, me “Bavarezët”, për të hedhur firmën në letër, duke e bërë të pashmangshëm largimin e tij, nga “Allianz Arena”.

Ndërkaq, më herët është raportuar se Bajern Munihu nuk pranon më pak se 50 milionë euro, për ta lënë Dejvisin të largohet nga Bundesliga, mirëpo, në një situatë të tillë, duket se çmimi mund të ulet edhe më shumë për anësorin e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat