Tre skuadra me gjasa të njëjta të kualifikimit

Futboll

Tre skuadra me gjasa të njëjta të kualifikimit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Të martën u mësuan tetë skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa sot do të bëhen të ditura edhe tetë të tjera.

Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë tek dy ndeshjet e grupit F, aty ku janë tri skuadra me gjasa për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Bëhet fjalë për grupin në të cilin PSZH, Njukasëll dhe Milani do të luajnë për pozitën e dytë në grup, pasi e para tashmë i takon Borusia Dortmundit.

Milani do të luajë si mysafir ndaj Njukasëllit dhe vetëm fitorja iu duhet “rossonerëve”, ndërsa ata duhet të shpresojnë që Dortmundi të mposht PSZH-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat