Konfirmimi si trajner i Partizanit

Futboll

Konfirmimi si trajner i Partizanit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:25
Arbër Abilaliaj

Nga pesë fitore, te pesë barazime radhazi.

Kjo është kronika e Arbër Abilaliajt deri më tani në drejtimin e skuadrës së Partizanit.

Pas një nisjeje perfekte dhe një skuadre që funksiononte në çdo aspekt, të kuqtë, ndoshta të ndikuar edhe nga mungesat e shumta, nuk janë më skuadra e pandalshme. Partizani është kthyer në atë ekipin normal me luhatje, që e kemi parë edhe vitin e shkuar, duke shfaqur limite herë pas here.

Për ironi të fatit, 5 barazimet radhazi për kampionët në fuqi kanë ardhur pas konfirmimit të Abilaliajt në krye të stolit.

Dikush ndoshta do ta konsideronte si rastësi, por për supersticiozët me siguri është “ters”. Ndaj Kukësit do të tentohet të hiqet “mallkimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat