Futbolli turk do të rikthehet javën tjetër

Futboll

Futbolli turk do të rikthehet javën tjetër

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:43
Pamje nga dhuna

Futbolli turk do të rikthehet javën tjetër me ndeshjet e ligës elitare që do të zhvillohen të martën tjetër.

Krejt ligat turke u pezulluan për afat të pacaktuar pas sulmit në fushën e blertë që e bëri presidenti i klubit ndaj referit, i cili përfundoi në spital me sy të ënjtur dhe me lëndime trupore, raporton “Reuters”.

Të hënën mbrëma, në fund të ndeshjes së Super Lig, presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca hyri në fushë nga tribunat dhe e grushtoi në fytyrë referin Halil Umut Meler.

Ky i fundit përfundoi i shtrirë në tokë, ndërsa u godit me shqelma në kokë dhe në trup nga zyrtarët tjerë të klubit.

Koca u arrestua të nesërmen bashkë me dy zyrtarë të klubit dhe Federata e suspendoi krejt futbollin turk.

E sot, presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi njoftoi se futbolli në këtë vend do të rikthehet më 19 dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat