Shifra rekord për vitin 2023

Futboll

Shifra rekord për vitin 2023

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 15:15
Logo e FIFA-së

Ka qenë një vit rekordesh për agjentët sportivë në nivel botëror viti 2023.

Në raportin vjetor të FIFA-s “Për agjentët e futbollistëve në transferimet ndërkombëtare”, bie në sy shifra totale që kanë përfituar agjentët e lojtarëve nga klubet e ndryshme të gjithë botës.

Shifra është me të vërtetë e frikshme, si asnjëherë më parë, menaxherët e lojtarëve kanë fituar 888.1 milionë dollarë, një rritje me 42.5% krahasuar me një vit më parë (kur arkëtuan 623.2 milionë dollarë). Mjafton të kujtojmë se në vitin 2014 përfitimet e agjentëve ishin vetëm 239 milionë dollarë, shifër që thuajse është katërfishuar në një dekadë.

Pjesën e luanit (rreth 86.6% të shpenzimeve globale) edhe këtë vit e kanë klubet europiane, por në raport bie në sy edhe merkatoja e shfrenuar e Arabisë Saudite, që ngjitet në vendin e katërt në renditjen e kampionateve kombëtare përsa i përket shpenzimeve.

Në vendin e parë qëndron Premier League angleze me 280 milionë dollarë e ndjekur nga Serie A italiane me 115.7 milionë dollarë shpenzime për agjentët. Në vend të tretë qëndron Gjermania me 89 milionë, ndërsa pesëshen e parë e mbyll Portugalia me 60.9 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat