Batha dhe Imami “kryqëzohen” në rrugë

Futboll

Batha dhe Imami “kryqëzohen” në rrugë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:03
Flamurtari

Idriz Batha dhe Eni Imami kanë ecur në drejtime të kundërta gjatë ditës së sotme. Mesfushori është kthyer në Vlorë për të veshur fanellën kuqezi pas katër vitesh, ndërsa mbrojtësi kryeqytetas i ka dhënë lamtumirën Flamurtarit.

Batha është prezantuar sot në Vlorë si përforcimi i parë i merkatos së dimrit, ndërsa Eni Imami përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpallur “divorcin” me klubin vlonjat.

“Na sot nuk jam më pjesë e ekipit të Flamurtarit. Faleminderit për këto 6 muaj. Good luck ”.

Ky është mesazhi i lamtumirës së mbrojtësit Eni Imami pas vendimit për t’u larguar nga radhët e Flamurtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat