Enrique për Mbappen: Jemi shumë afër

Futboll

Enrique për Mbappen: Jemi shumë afër

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:45
Enrique e Mbappe

Trajneri spanjoll i PSG-së u përgjigjet thashethemeve të shtypit që raportojnë marrëdhënie të tensionuara mes tij dhe sulmuesit!

"Unë jam shumë i afërt me lojtarët e mi. Me Kylian, që nga fillimi, ne kemi qenë gjithmonë shumë afër, ai është dikush që gjithmonë bën shaka”.

Këtë e siguron trajneri i PSG-së, Luis Enrique, në përgjigje të thashethemeve të shtypit që raportojnë marrëdhënie të tensionuara mes tij dhe Mbappe.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm me Kylian, por edhe me të tjerët”, ka shpjeguar spanjolli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes në Ligue 1 kundër Metz.

“Ai është 25 vjeç, shumë i ri, në moshën e djalit tim, shpresoj të ketë shumë suksese, individuale dhe mbi të gjitha kolektive”.

"Shpresoj - shtoi Luis Enrique - që ai do të qëndrojë këtu tek PSG, ne do të jemi në gjendje ta ndihmojmë atë në udhëtimin e tij. Niveli i tij është fantastik.

Si person, është një kënaqësi ta kesh atë në ekip, me atë që ai sjell. Është në krye të futbollit botëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat