Mazzarri: Luajtëm më mirë me “rezervat”

Futboll

Mazzarri: Luajtëm më mirë me “rezervat”

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:35
Mazzarri

Walter Mazzarri u kërkoi falje tifozëve të Napolit pas humbjes 4-0 në Kupën e Italisë ndaj Frosinone dhe deklaroi se lojtarët e pankinës luajtën më mirë se ata që mbajnë statusin e titullarit, të cilëve u bën apel të reflektojnë.

“Ndoshta lojtarët e konsideruar titullar nuk janë mësuar të luajnë kur aktivizohen nga stoli dhe në mënyrë absurde ne bëmë më mirë me lojtarët që nuk kanë pasur hapësira gjatë këtij sezoni.

Ne duhet të reflektojmë për këtë humbje. Dua t’u kërkoj falje tifozëve, ata u përpoqën deri në fund të na japin një dorë dhe nuk e merituan këtë. Nuk më pëlqen mënyra se si e mbyllëm ndeshjen dhe do ta reflektojmë së bashku.

Bilbili i fundit as që dëgjohej pasi turma po tallte aq fort në këtë finale tronditëse të ndeshjes, megjithëse ata ishin përpjekur ta mbanin atë deri në golin e katërt. Është për të ardhur keq, ju mund të humbni në futboll, por jo 4-0. Duhet të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të ndërrojmë marshin.”

Çuditërisht, vetëm pasi Victor Osimhen dhe Kvicha Kvaratskhelia hynë në lojë, Napoli u shpartallua, duke pranuar katër gola në gjysmën e fundit e duke pësuar një humbje të rëndë, që natyrisht lë një shije shumë të keqe, pasi tifozët në fundin e ndeshjes kontestuan ashpër paraqitjen e skuadrës që e mbylli këtu aventurën në Kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat