Një mungesë e rëndësishme për Arbër Abilaliaj

Futboll

Një mungesë e rëndësishme për Arbër Abilaliaj

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:30
David Atanaskovski

Partizani ka nisur menjeherë përgatitjet për duelin me Erzenin.

Demat ia dolën me sukses në Supërkupë, duke e fituar këtë torfe dhe duke mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tashmë kryeqytetasit do të synojnë që në duelin e së dielës në “Arenën e Demave” të tentojnë fitoren në kampionat, pasi iu mungon prej më shumë se 6 javësh.

Kjo përballje do të startojë në orën 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.

Një takim ku Arbër Abilaliaj do të vuajë mungesën e një titullari shumë të rëndësishëm.

Nuk do të mund të llogarisë shërbimet e David Atanaskovskit. Ky i fundit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj shijakasve do të jetë i pezulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat