Hasani prezantohet te Rapid Bukuresht

Futboll

Hasani prezantohet te Rapid Bukuresht

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 15:28
Florent Hasani

Sulmuesi nga Vushtria, Florent Hasani është prezantuar zyrtarisht lojtari më i ri i klubit rumun, Rapid Bukuresht.

Hasani gjatë fundjavës së kaluar zyrtarizoi transferimin e tij nga Tirana te klubi rumun për një shifër që thuhet të jetë 300 mijë euro.

Sulmuesi 26-vjeçar thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe së shpejti do të luajë së bashku me Albion Rrahmani.

Faqja zyrtare e klubit e ka prezantuar lojtarin me një foto dhe me mbishkrimin “Ai është këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat