Media kroate lakon emrat e dy shqiptarëve

Futboll

Media kroate lakon emrat e dy shqiptarëve

Nga: K. Goca Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:48
Arbër Hoxha

Afati kalimtar dimëror në Kroaci pritet të jetë interesant.

Disa nga futbollistët mund të ndërrojnë mjedis.

Media kroate “24 sata” ka përmendur dy shqiptarët, të cilët janë pjesë e kampionatit kroat. 

Lindon Selahi paraqitet për Rijekën dhe Arbër Hoxha për Slaven Belupon.  

“Pas një gjysmë sezoni të mrekullueshëm Hajuduku i Splitit fitoi titullin e kampionit të vjeshtës, tani klubi po mendon se si ta përforcojë ekipin dhe ta bëjë atë sa më konkurrues.

Kështu që në plan të parë janë lojtarë si David Çolina dhe Laszlo Kleinheisler, të cilët nuk luajnë në Augsburg përkatësisht Panathinaikos, si dhe Lindon Selahi dhe Arbër Hoxha, të cilët do ta kenë të vështirë të vijnë.

Selahi për faktin se Rijeka nuk e lë të largohet dhe Hoxha duket ende më afër Dinamos”, shkruan media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat