Juventusi hetohet nga Prokuroria e Romës

Futboll

Juventusi hetohet nga Prokuroria e Romës

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:18
Logo e Juventusit

Juventusi sërish në lupën e drejtësisë.

Pas pezullimit me 10 pikë sezonin e kaluar, ndaj bardhezinjve është hapur një tjetër hetim.

Këtë herë është prokuroria e Romës, që ka njoftuar se po heton për parregullsi me bilancin e vitit 2022 dhe manovrat me pagat, nga ana e klubit bardhezi.

Momentalisht nuk ka ende detaje nga dosja e hapur për klubin torinez, megjithatë konfirmohet se bëhet fjalë për manovra të kryera nga ish-drejtuesit e Juventusit, të cilët janë dënuar tashmë.

Media italiane raporton se bëhet fjalë për një fazë të parë të hetimeve, teksa vetëm muajt e ardhshëm do të mund të shihet nëse shkeljet mund të kenë apo jo pasoja në aspektin sportiv të Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat