Kroos do të vendosë për të ardhmen

Futboll

Kroos do të vendosë për të ardhmen

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:41
Kroos

Real Madridi raportohet se ka për synim që të rinovojë kontratën me Toni Kroos.

Gjermani vazhdon të vlerësohet shumë te gjiganti spanjoll, megjithëse ai bie ndesh me politikën e klubit për të mos mbajtur lojtarë të moshuar.

Megjithatë, sipas “Marca”, Real Madridi dëshiron t’i ofrojë një kontratë tjetër një-vjeçare, megjithëse në këtë fazë nuk është e qartë nëse vetë lojtari dëshiron të qëndrojë.

33-vjeçari thuhet se dëshiron të tërhiqet nga futbolli në krye të formës së tij dhe jo nga një pozicion dobësie.

Këto spekulime mund të rriten më tej nëse Kroos vendos të rikthehet nga pensionimi me Kombëtare për “Euro 2024”, gjë që është përfolur javët e fundit.

Tani për tani, e ardhmja e Kroos mbetet e hapur. Ashtu si sezonin e kaluar, ai do të vendosë nëse do të qëndrojë në Real Madrid në fund të sezonit, veçanërisht në kohën mars/prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat