Vendim i bujshëm nga FIFA

Futboll

Vendim i bujshëm nga FIFA

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:17
Infatino

Mund të vijë një tërmet i vërtetë në botën e futbollit, me një ekip të madh që së shpejti mund të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet.

FIFA nuk bën kompromise për tema të caktuara dhe një prej tyre është ndërhyrja e autoriteteve qeveritare në botën e futbollit.

Pikërisht çfarë ka ndodhur në Brazil, ku 7 dhjetorin e kaluar Gjykata e Drejtësisë e Rio de Zhaneiros pezulloi efektivisht Ednaldo Rodrigues, presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), për parregullsi të supozuara në zgjedhjen e tij.

Një vendim që tashmë është nën hetim nga FIFA, e cila, siç është parashikuar, ka si gur themeli të statutit të saj mosndërhyrjet qeveritare në zgjedhjet e federatave kombëtare të futbollit.

Vetë FIFA do t’i kishte dërguar një letër CBF-së duke paralajmëruar se nëse një president i ri zgjidhej në janar, pasojat do të ishin shumë të rënda.

Sipas asaj që raporton ‘El Chiringuito’, në fakt, në letrën e ditëve të fundit, FIFA kërcënoi se do të pezullonte të gjitha kombëtaret dhe ekipet braziliane nga garat ndërkombëtare.

Në letër, FIFA dhe CONMEBOL i kërkuan Federatës Braziliane të Futbollit që të mos vazhdojë me zëvendësimin e Rodrigues me shpejtësi dhe të presin komisionin e planifikuar për 8 janar.

Nëse kjo kërkesë nuk respektohet, mund të çojë në një pengesë për një nga kombëtaret më të rëndësishme në botë: përjashtim nga të gjitha kompeticionet.

Jo vetëm që Brazili do të pezullohet deri në një njoftim tjetër, por të gjitha ekipet e klubeve do të ndalohen gjithashtu nga garat ndërkombëtare. Një vendim që do të ishte një tërmet i vërtetë për futbollin botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat