FIFA dhe CONMEBOL “kërcënojnë” Brazilin për kaosin në federatën e futbollit

Futboll

FIFA dhe CONMEBOL “kërcënojnë” Brazilin për kaosin në federatën e futbollit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Brazili

FIFA dhe CONMEBOL, Konfederata e Amerikës Jugore të futbollit i dërguan një letër zyrtare Federatës së Brazilit duke e kërcënuar me pezullim.

Nëse kjo do të ndodhte, atëherë vendi latin do të përjashtohej nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare për ekipe përfaqësuese apo për klube.

Kërkesa është e thjeshtë: të zgjidhet sa më shpejt dhe pa ndërhyrje të jashtme çështja e drejtuesit të federatës.

Një lëvizje e cila erdhi pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë në Rio de Janeiro, që më 7 dhjetor shkarkoi nga detyra Ednaldo Rodrigues.

Ai akuzohej se u zgjodh si president i federatës prej parregullsive, teksa gjykata vendosi zhvillimin e zgjedhjeve të reja, organizimi i të cilave iu besua kryetarit të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive, Jose Perdiz, i cili mban edhe postin e presidentit në detyrë.

Në letrën e dërguar theksohej se “federatat anëtare të FIFA-s duhet ti menaxhojnë situatat e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikimin e palëve të treta”.

Aty nuk mungoi edhe paralajmërimi në formë kërcënimi, për pasojat e rënda në rastin e ndërhyrjeve, ashtu si ndodhi me autoritetet braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat