Shehi prezantohet në krye të Partizanit

Futboll

Shehi prezantohet në krye të Partizanit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:41
Pamje nga prezantimi

Orges Shehi u prezantua këtë të mërkurë në krye të skuadrës së Partizanit.

Shehi bëhet kështu trajneri i tretë për “të kuqtë” e kryeqytetit gjatë këtij sezoni, duke qenë se Partizani e nisi vitin me Zoran Zekiq, teksa pas tij drejtimin e stolit e moti Arbër Abilaliaj.

Megjithatë, tashmë kryeqytetasit janë gati të nisin një epokë të re me në krye teknikun durrsak.

Objektivi sigurisht do të jetë titulli kampion me Partizanin që aktualisht është në vendin e dytë të Superiores, teksa Shehi do të debutojë me kryeqytetasit më datë 13 janar në ndeshjen ndaj Teutës.

Partizani është skuadra e katërt që 46-vjeçari drejton në karrierën si trajner, teksa më parë Shehi ka drejtuar Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën.

Ndërkohë, sa i përket Arbër Abilaliaj, ai do të mbajë rolin e drejtorit sportiv të Partizanit, pozicion që e ka mbajtur edhe gjatë kohës që ishte trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat