Mesfushori spanjoll i PSG pranë rikthimit në vendlindje

Futboll

Mesfushori spanjoll i PSG pranë rikthimit në vendlindje

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:57
PSG

Mesfushori spanjoll Carlos Soler, i ardhur verën e vitit 2022 te PSG, duket se do t’i thomtë lamtumirë kampionëve të Francës në janar.

26-vjeçari ka humbur hierarkinë në formacion dhe trajneri Luis Enrique e aktivizon shumë rrallë (11 ndeshje e 1 gol këtë sezon).

Për pasojë, Soler pritet të rikthehet në vendlindje në merkaton e dimrit.

Carlos Soler ka luajtur vetëm 1 minutë në Champions League këtë sezon dhe vetëm në 5 ndeshje ka qenë titullar këtë sezon.

Shifra që flasin për një aktivizim me pikatore për lojtarin që ka një kontratë deri në vitin 2027 me PSG.

Sipas “footmercato.net”, ekipet e Betis, Seviljes dhe Villareal janë vënë në gjurmët e mesfushorit. Ato e kërkojnë lojtarin në formë huazimi, ndaj pritet që marrëveshja me një nga këto ekipe të finalizohet së shpejti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat