Vdes Kabashi

Futboll

Vdes Kabashi

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 22:50
Avdi Rexhep Kabashi

Federata e Futbollit e Kosovës, me president Agim Ademi, janë të pikëlluar me ikjen në amshim të Avdi Rexhep Kabashi.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Avdi Rexhep Kabashi, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Avdi Rexhep Kabashi ishte një figurë e shquar në futbollin e Kosovës, me një kontribut të jashtëzakonshëm në klubet si KF Malizhgani – Klinë, KF Kristal Pejë, KF Istogu, KF Boksiti dhe KF Dukagjini.

Para luftës ai u arrestua nga regjimi serb për shkak të aktivitetit të tij të atdhedashurisë dhe çlirimit të Kosovës, teksa u lirua nga burgu në vitin 2001.

Pas lirimit nga burgu, i rrënuar nga shëndeti si pasojë e torturave nga regjimi serb, nuk vazhdoi më me aktivitetin sportiv, por kishte në vazhdimësi shumë miq të futbollit e sportit.

Ai njihej si njeri i urtë dhe atdhetar i madh dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shkruan në letrën e Ademit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat