Zgjedhjet e mundshme të Stefano Piolit

Futboll

Zgjedhjet e mundshme të Stefano Piolit

Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:42
Pioli

Vazhdon programi i fazës së 1/8-të të Kupës së Italisë.

Në mbrëmjen e 2 janar 2024, Milani i Stefano Piolit do të dalë në fushë dhe do të presë Kaljarin e Klaudio Ranierit.

Pas eliminimeve të Napolit dhe Interit, kuqezinjtë nuk duan të nënvlerësojnë kundërshtarin.

Nisja e vitit për Milanin dhe Kaljarin do të jetë në “San Siro” në orën 21:00.

Stefano Pioli duhet të konfirmojë rreshtimin klasik, 4-2-3-1 klas, por të bëjë disa ndryshime në njëmbëdhjetëshen fillestare. Majk Menja do të jetë sërish në portë.

Sidoqoftë, linja mbrojtëse do të shohë disa fytyra të reja për shkak të emergjencës që po prek këtë repart. Në qendër të mbrojtjes pritet Teo Hernandez dhe Jan-Karlo Simiç, ndërsa nga krahët parashikohen Davide Kalabria dhe Aleks Himenez.

Në mesin e fushës, Tixhani Reijnders do t’i bashkohet edhe Yacine Adli. Në linjën e mesfushorëve sulmues ka disa tipare të reja: në të majtë duhet të jetë Samuel Çukueze, në mes Luka Romero dhe në të djathtë Çaka Traore, i lindur në 2004. Në sulm ka vend për Luka Joviç.

Milani, formacioni i mundshëm për Kaljarin:

MILAN (4-2-3-1): Manja; Kalabria, Simiç, Teo Hernandez, Himenez; Adli, Reijnders; Çukueze, Romero, Traore; Joviç. Trajner: Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat