Antony nuk bind

Futboll

Antony nuk bind

Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:43
Antony

Me ardhjen e Sir Jimi Ratcliffe në bordin drejtues të “Djajve të Kuq” të Manchester United pritet që ndryshime të ketë jo pak edhe në organikën e skuadrës, me teknikun Erik ten Hag, i cili pritet të takohet javën e ardhshme, me miliarderin britanik, për të folur më konkretisht për planet, që holandezi ka për merkaton e janarit.

Megjithatë, pavarësisht dëshirave të holandezit shanse që Ratcliffe të hyjë në “aksion”, që në merkaton e janarit janë goxha të pakta e për këtë arsye, ky i fundit ka filluar të përpilojë planin e tij, për një merkato vere sa më efektive, për të rikthyer klubin edhe njëherë, në majat më të lartë të futbollit evropian.

Ndër të parët lojtarë, që pritet të zëvendësohen gjatë sesionit të verës të transferimeve është braziliani, Antony, i cili nuk bindi kurrë me fanellën e “Djajve” dhe tashmë pritet të zëvendësohet me një lojtar, i cili po shkëlqen në Premier League e më konkretisht te skuadra e Crystal Palace.

Bëhet fjalë për “fantazistin” francez, Michael Olise, me 22-vjeçarin francez, i cili është kthyer në një lojtar “kyç”, në formacionin titullar të teknikut Roy Hodgson, teksa në vetëm 9 paraqitjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni ka shënuar plot 5 gola, si dhe ka asistuar 1 tjetër, duke ndihmuar skuadrën të sigurojë plot 5 pikë vetëm falë tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat