Kërkesa e çmendur e rivalëve shtang Arsenal-in

Futboll

Kërkesa e çmendur e rivalëve shtang Arsenal-in

Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:59
Arteta

Arteta ka përzgjedhur sulmuesin e Brentford-it si përforcimin ideal për skuadrën e tij, por kërkesa e rivalëve është shumë e lartë.

Sipas FootballTransfers, bardhekuqtë kërkojnë 115 milionë euro.

Toney, i cili po shlyen skualifikimin prej 8 muajsh për baste, duhet të kthehet në fushë më 17 janar, dhe vitin e kaluar ka shpërthyer me 20 gola në 33 ndeshje.

Topçinjtë do të kishin tek anglezi sulmuesin ideal për ta vënë në krah ose për ta alternuar me Gabriel Jesus, dhe për të bërë një hap më shumë drejt titullit në kampionat.

Megjithatë, vlerësimi i bërë nga Brentford, është shumë i lartë: dëshira e lojtarit për të veshë fanellën e Arsenal-it mund të bëjë diferencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat