Kaliniç nënshkruan me Hajduk Split, do të fitojë 1 euro

Futboll

Kaliniç nënshkruan me Hajduk Split, do të fitojë 1 euro

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:47
Kaliniç në mes

Ish-reprezentuesi kroat Nikola Kaliniç ka nënshkruar për Hajduk Split deri në fund të sezonit në një marrëveshje ku do të përfitojë 1 euro.

Kalinic e filloi karrierën e tij me Hajdukun, duke bërë debutimin e tij në sezonin 2005-06 dhe është rikthyer për një periudhë të tretë pak më shumë se pesë muaj pasi u largua në fund të kontratës së tij. 

Ai do të jetë 36 vjeç të premten dhe ishte lojtar i lirë pas pushimit. Sulmuesi e përshkroi atë si “marrëveshjen më të lehtë” që kishte nënshkruar me klubin dhe konfirmoi pagën e tij.

“Nikola rikthehet me një qëllim: të ndihmojë Hajdukun të fitojë titullin pas 19 vitesh”, tha Mindaugas Nikolicius. Skuadra është në krye të ligës kroate, gjashtë pikë më shumë se Rijeka, e cila ka një ndeshje më pak.

Kalinic ka luajtur në Premier League me Blackburn, Serie A me Fiorentinën, Milanin, Romën dhe Veronën dhe La Liga me Atlético Madrid. 

Ai do të veshë fanellën me nr 9 që e ka pasur gjithmonë në Hajduk pasi Aleksandar Trajkovski hoqi dorë vullnetarisht dhe mori numrin 27, tha klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat