Ndërhyn gjykata e lartë e Brazilit. Rodrigues kthehet në krye të federatës

Futboll

Ndërhyn gjykata e lartë e Brazilit. Rodrigues kthehet në krye të federatës

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:35
Ednaldo Rodrigues

Pas kaosit që përfshiu Brazilin, me kërcënimin e FIFA-s deri në përjashtim nga Botërori i ardhshëm, ja ku vjen kthesa e bujshme.

Gjykata e Lartë braziliane, në fakt, urdhëroi rikthimin e Ednaldo Rodrigues si president i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF). 69-vjeçari u pushua nga puna në dhjetor, pas një çështjeje kaotike ligjore.

Një veprim befasues i gjyqtarit Gilmar Mendes, i cili me vendimin e tij pezulloi vendimin e marrë në dhjetor nga një gjykatë më e ulët.

Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e CBF-së është rikthyer kështu në qendër të një vorbulle polemikash për shkak të performancës së dobët të ekipit kombëtar të futbollit. Brazili në fakt është i gjashti në renditjen kualifikuese për Botërorin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat