Afron transferimi rekord

Futboll

Afron transferimi rekord

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:51
Toney

Edhe pse shpenzoi më shumë se një miliard euro për të afruar lojtarë të rinj para dhe gjatë këtij sezoni, Chelsea nuk do te ndalet! Klubi i Stamford Bridge bleu 27 lojtarë në tre afatet e kaluara dhe disa të tjerë erdhën falas.

Por as këto nuk e ndihmuan klub, pasi Chelsea nuk luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe siç janë gjërat, ata nuk do të jenë as në të radhës. Ministri izraelit i Mbrojtjes: Palestinezët do të udhëheqin me Gazën pas luftës me Hama…

Skuadra e Mauricio Pochettino është në vendin e 10-të, me 12 pikë prapa vendeve që çojnë në Ligën e Kampionëve. Chelsea po ka mungesë të sulmuesve edhe pse Pochettino e bleu Nicolas Jackson nga Villarreali për 37 milionë euro këtë verë, por ai ka shënuar vetëm tetë gola në 23 ndeshje.

Kjo ka bërë që Chelsea të jetë sërish në kërkim të një sulmuesi të ri dhe sipas Daily Mail, Pochettino është shumë i interesuar për Ivan Toneyn e Brentford.

Toney shkëlqeu sezonin e kaluar me 21 gola në 35 ndeshje, por pastaj ai mori një pezullim prej tetë muajsh në mes të majit për bast në ndeshjet e Ligën Premier. Pezullimi i Toney skadon më 17 janar dhe ai do të jetë në gjendje të jetë në skuadrën e Brentford për ndeshjen me Nottingham Forest, por deri atëherë ai mund të ndryshojë klubin.

Sipas Daily Mail, Chelsea do të bëjë gjithçka për të sjellë Toney në janar, por shifrat që përmenden janë astronomike. Pretendohet se çmimi do të arrijë deri në 170 milionë euro me bonuse.

Toney erdhi në Brentford në shtator 2020 nga Peterborough për 5.6 milionë euro.

Ai ishte golashënuesi më i mirë i Championship në sezonin 2020/2021 me 33 gola.

Ai me Brentfordin shënoi gjithsej 68 gola dhe dhuroi 21 asistime në 124 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat