Jeton Rexhepi dhe Shemsi Neziri bashkë para finales së madhe

Futboll

Jeton Rexhepi dhe Shemsi Neziri bashkë para finales së madhe

Më: 6 janar 2024 Në ora: 11:38
Jeton Rexhepi dhe Shemsi Neziri

Finalja e turneut të madh në futboll të vogël Arena Cup në Hotël të komunës së Likovës do të zhvillohet mes KF Hotla dhe Friseur Ludi nga Llopati.

Ndeshja në fjalë do të luhet të shtunën në mbrëmje (nesër, 6 janar) me fillim prej orës 20:00 në stadiumin Arena Sport.

Përfaqësuesit e të dyja ekipeve, Jeton Rexhepi (Friseur Ludi-Llopat) dhe Shemsi Neziri (KF Hotla) sot janë fotografuar së bashku në terenin e Arena Sport, aty ku do të luhet finalja, ndërsa i ka fotografuar gazetari i Open-TV.

Friseur Ludi në gjysmëfinale eliminoi 4 Korrikun me rezultat 8-5, kurse KF Hotla befasoi Euro Start nga Shkupi me 8-2.

Para finales do të luhet një ndeshje revyale mes veteranëev të Kumanovës dhe të Likovës.

Organizatorët kanë paraparë lojëra dhe befasi të mëdha për publikun e pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat