​Torino-Napoli, Vojvoda në bankën rezervë e Rrahmani titullar

Futboll

​Torino-Napoli, Vojvoda në bankën rezervë e Rrahmani titullar

Më: 7 janar 2024 Në ora: 14:32
Amir Rrahmani

Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Olimpico di Torino” do të jetë nikoqir i përballjes mes Torinos dhe Napolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 19 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Napoli barazoi pa gola (0:0) me Monzan, kurse Torino u mposht 1:0 nga Fiorentina.

Momentalisht, Napoli zë vendin e tetë në tabelë me 28 pikë, krahas Torinos që renditet në vendin e 11 me 24 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Torinon nuk do të paraqiten N’Guessan dhe Shuurs, kurse te Napoli mungojnë Meret, Natan dhe Olivera.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Torino (3-4-1-2): Milinkovic-Savic; Rodriguez, Buongiorno, Djidji; Lazaro, Ilic, Ricci, Bellanova; Vlasic; Zapata, Sanabria

Napoli (4-3-3): Gollini; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Rui; Cajuste, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat