Hap i madh për sulmuesin nga Kosova, Arbër Hoxha shumë pranë kalimit te Dinamo Zagreb

Futboll

Hap i madh për sulmuesin nga Kosova, Arbër Hoxha shumë pranë kalimit te Dinamo Zagreb

Më: 9 janar 2024 Në ora: 08:35
Arbër Hoxha

Sulmuesi kosovar Arbër Hoxha është shumë afër kalimit në elitën e kampionatit kroat tek gjiganti Dinamo Zagreb.

Lajmin për kalimin e Hoxhës në Kroaci e kanë bërë të ditur disa mediume të ndryshme kroate, të cilat thonë se transferimi i tij tek Dinamo tashmë është punë e kryer.

Sipas mediumit kroat “germanijak.hr”, marrëveshja mes Dinamo Zagrebit dhe Slaven Belupos aty ku po luan aktualisht Hoxha është arritur dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet nesër.

Mësohet se Slaven Belupo ka kërkuar rreth dy milionë euro për të liruar 25-vjeçarin dhe se tashmë klubet po diskutojnë detajet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat