Jo vetëm Paulauskas

Futboll

Jo vetëm Paulauskas

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:14
Egnatia

Egnatia po bën disa ndryshime në këtë merkato dimri. Sulmi është reparti që ka pësuar më shumë ndryshime, por edhe repartet e tjera nuk mbeten pas.

Gytis Paulauskas prej javësh kërkon largimin nga Egnatia, me lituanezin që kërkon të nisë një aventurë jashtë Shqipëria, teksa ofertat për të nuk mungojnë. Por ky nuk është “halli” i vetëm i rrogozhinasve.

Një tjetër lojtar kërkon largimin. Bëhet fjalë për Donald Mëllugjën, i cili nuk është i kënaqur me minutat në dispozicion dhe kërkon largimin.

Mesfushori ia ka bërë të ditur edhe Agim Demrozit diçka të tillë, me presidentin që është i vendosur dhe ka vënë “veton”.

Mësohet se interes për shërbimet e tij kanë treguar Erzeni dhe Teuta, me shijakasit që i kanë premtuar matjanit një vend titullari në pjesën e dytë të sezonit.

Mbetet të shihet nëse mes palëve do të arrihet ndonjë marrëveshje dhe cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat