Rrezikon deri në 13 vjet burg

Futboll

Rrezikon deri në 13 vjet burg

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:27
Pamje nga dhuna

Ish-presidenti i klubit turk, Ankaragyçysë, Faruk Koxha, rrezikon dënim deri në 13 vjet burgim.

Ai mund të marrë një dënim të rëndë, për shkak të sulmit fizik që kreu javë më parë ndaj gjyqtarit Halil Ymyt Meler.

Dhe Koxha mund të dënohet deri në 13 vjet burgim, nëse akuzat ndaj tij vërtetohen. Ai ka dalë të martën para një gjykate turke dhe ka shprehur keqardhje për sulmin që e ka kryer ndaj gjyqtarit, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij do të vazhdojë.

Për shkak të sulmit, Faruk Koca ishte përjashtuar përjetësisht nga Federata e Futbollit e Turqisë. Bordi i federatës kishte vendosur që pronari i Ankaragyçysë të paguajë edhe gjobë prej 54 mijë dollarësh dhe që klubi pesë ndeshjet e ardhshme si vendas t’i luajë pa tifozë.

Koca, i cili ishte përfolur edhe si një kandidat i mundshëm për kryetar bashkie të Ankarasë, dha më pas dorëheqjen nga posti i tij. I gjithë sulmi erdhi pasi ai ishte i indinjuar me gjyqtarin Meler për përjashtimin e njërit prej lojtarëve të tij dhe më pas pësimin e një goli në minutat shtesë, që i mohoi skuadrës së tij fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat