Overmars dënohet nga FIFA

Futboll

Overmars dënohet nga FIFA

Më: 9 janar 2024 Në ora: 23:24
Overmars

Ish-reprezentuesi holandez, Marc Overmars nuk do të lejohet të mbajë asnjë pozicion në futbollin profesionist për të paktën një vit për shkak të sjelljes së tij ndaj grave gjatë kohës kur ishte zyrtar në Ajax, ka raportuar të martën gazeta holandeze NRC.

Overmars e kishte lënë punën e tij në Ajax në shkurt 2022, duke pranuar sjelljen e papranueshme. 

Ish-futbollisti i njohur aktualisht është drejtor teknik në skuadrën belge, Royal Antwerp. 

Një zëdhënës i Overmars i tha NRC se ish-anësori i Holandës, Arsenalit dhe Barcelonës ishte informuar për pezullimin e FIFA-s, por nuk ishte ende gati për të komentuar.

Overmars mund të apelojë sanksionin e FIFA-s..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat