Mesfushori shqiptar është pranë hapit të rëndësishëm në karrierë

Futboll

Mesfushori shqiptar është pranë hapit të rëndësishëm në karrierë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:11
Florent Muslija

Florent Muslija pritet të ndërrojë skuadër këtë muaj.

Mesfushori shqiptar aktualisht është pjesë e Paderbornit, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij pozitive.

Sipas raportimeve nga Gjermania, skuadra nga Bundesliga kërkojnë futbollistin e përfaqësueses së Kosovës.

Përpos Bohumit, në garë është futur edhe Frajburgu.

Muslija ka dhënë miratimin për këta të fundit dhe negociatat po shkojnë me ritme pozitive.

Mesfushorit 25-vjeçar i përfundon kontrata në verë dhe një transferim në këtë dritare merkatoje është i mirëpritur edhe nga klubi i Bundesligës 2,

Paderborni. Frajburgu aktualisht ndodhet në vendin e 8 të elitës së futbollit gjerman, vetëm 9 pikë nga zona e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat