Dinamo kërkon “hakmarrjen” ndaj Tiranës

Futboll

Dinamo kërkon “hakmarrjen” ndaj Tiranës

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:20
Pamje nga një ndeshje

Superiorja do të rikthehet në fushë dhe sfida e parë që do të luhet është derbi mes Dinamos dhe Tiranës. Në takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren për të nisur vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Momentalisht të dyja ekipet kanë si synim “Final-Four” Dinamon që është vetëm 4 pikë larg ‘bardhebluve’. Ndërkohë nga ana tjetër Tirana synon të “blindojë” vendin e tretë.

Por “Blutë” e Dritan Mehmetit kanë edhe një aryse për të synuar fitoren ditën e nesërme ndaj bardhebluve. Statistikat për fatin e keq të “nëndetëses” flasin në “gjuhën” e “djemve” të Julian Ahmatajt.

Në 10 sfidat e fundit mes tyre, Tirana ia ka dalë ë sigurojë 6 fitore, 3 barazime dhe Dinamo ka fituar vetëm 1 sfidë.

“Blutë” do të kërkojnë fitoren për t’u “hakmarr” ndaj rivalëve të tyre, teksa edhe dy përballjet e këtij sezoni janë mbyllur 1-1 dhe 2-3 për Tiranën. Kujtojmë se derbi do të luhet ditën e nesërme, duke nisur që nga ora 17:00 në “Niko Dovana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat