Mourinho thumbon arbitrin

Futboll

Mourinho thumbon arbitrin

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:52
Mourinho

Roma u eliminua nga Kupa e Italisë pas humbjes në derbin kundër Lazios. Jose Mourinho pas ndeshjes ka thumbuar gjyqtarin Orsato për episodin e 11-metërshit që vendosi duelin.

“Humbja dhemb gjithmonë, në derbi edhe më shumë.

Jemi gjithmonë në vështirësi dhe luftojmë kundër problemeve tona, por në javët e fundit kishim bërë mirë.

Humbëm për shkak të një “penalltie-Var” që nuk e dha arbitri tri metra larg, por nga videoja. Njëzet vjet më parë lojtarët nuk do të hidheshin si sot.

Roma më dukej se ishte skuadra me më shumë personalitet dhe më mirë të vendosur në fushë, por kur humbasim Dybalan, ndryshon gjithë loja jonë. Pa të ka më pak cilësi në zotërimin e topit. Pësuam një gol qesharak për veprimin nga i cili erdhi.

Në këto ndeshje, kush shënon i pari ka avantazhin dhe kush luan në shtëpi i zhduk topat, pastaj me Orsaton shkon gjithmonë kështu: skuadra që shënon e para, fiton, sepse ai nuk të lë të luash më”, deklaroi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat