Bashkimi prezanton ish futbollistin e Shkëndijës dhe Renovës

Futboll

Bashkimi prezanton ish futbollistin e Shkëndijës dhe Renovës

Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:43
Bashkimi i Kumanovës

Bashkimi i Kumanovës vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror, teksa pak momente më parë kjo skuadër prezantoi ish futbollistin e Shkëndijës dhe Renovës, Amar Emurlin.

Emurli te skuadra “zigjelbër” vjen nga rradhët e KF Arsimit, ndërsa i njëjti pas vetes ka bagazh edhe në Ligën e Parë, aty ku i njëjti numëron 15 ndeshje, 13 prej të cilëve me Renovën dhe 2 me Sileksin.

Pikërisht nga rradhët e skuadrës nga Kratova, Emurli janarin e këtij viti u transferua te KF Arsimi, ndërsa i njëjti është prodhim i shkollës së Shkëndijës së Tetovës.

Mirëpo Emurli nuk është emri i vetëm që u prezantua sot nga ana e drejtuesve të Bashkimit, të cilët njoftuan bashkëpunimin edhe me mbrojtësin e krahut të majtë, Dario Jovanovski, që vjen nga rradhët e Skopjes dhe Kushtrim Dautit, i cili rikthehet te skuadra “zigjelbër”, pas aventurës që pati në Gjermani, te skuadra e ligave të ulëta,SV Rhenania Bottrop 1919.

Me 3 përforcime, shkon në 6 numri i futbollistëve të transferuar në këtë merkato janari, pas Fitor Rexhepit, Hristijan Mitrevskit dhe Husein Demirit. Në sezonin e ri skuadra kumanovare do të udhëhiqet nga trajneri, Bazhe Janakievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat