​Pas Sanchos, Dortmundi huazon edhe yllin e Chelseat

Futboll

​Pas Sanchos, Dortmundi huazon edhe yllin e Chelseat

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Borussia Dortmundi bëri sot zyrtare transferimin e Jadon Sanchos nga Manchester United.

Sancho transferohet te Dortmundi në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Por, kjo nuk është marrëveshja e vetme në formë huazimi për Dortmundin.

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, edhe Ian Maatsen i bashkohet Dortmundit në formë huazimi nga Chelsea.

Maatsen ka nënshkruar një kontratë të re te Chelsea deri në qershor të vitit 2027, para se të huazohet te Dortmundi, ndërsa “Blutë” kanë përfshirë edhe një klauzolë lirimi në kontratën e tij.

Ylli holandez do të jetë numri 22 i ri i Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat