Bonucci paralajmëron tifozët

Futboll

Bonucci paralajmëron tifozët

Më: 12 janar 2024 Në ora: 12:43
Bonucci 

Në të njëjtën kohë me zyrtarizimin e Fenerbahçes për blerjen e tij, Leonardo Bonucci ka dashur t’u thotë lamtumirë tifozëve të Union Berlin pas disa muajsh.

Mbrojtësi u transferua në kryeqytetin gjerman në ditën e fundit të merkatos së verës, duke i dhënë fund periudhës së tij pas vetëm 10 paraqitjeve dhe largimit nga të gjitha garat europiane.

Italiane shkroi në rrjetet e tij sociale: “Në këtë sezon të mundshëm timin e fundit i kisha vënë vetes synimin që të kthehesha për të luajtur vazhdimisht dhe jashtë vendit.

Unioni ma ofroi këtë mundësi, por ndërkohë objektivat e klubit ndryshuan gjatë sezonit aktual dhe me shumë respekt mes të gjithëve, president, drejtues dhe trajner, u vendos që të vazhdojmë secili në rrugën e tij.

Falënderoj të gjithë shokët e mi të dhe stafin, një familje që ma bëri jetën më të lehtë në këtë përvojë të paprecedentë jashtë Italisë. Sot ndryshoj shtet, por jo objektiva”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat