Dortmund huazon talentin e radhës nga Anglia

Futboll

Dortmund huazon talentin e radhës nga Anglia

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:07
Matsen

Në vitet e fundit Borusia e Dortmundit është kthyer në një klub, i cili promovon lojtarë, të cilët nuk gjejnë hapësira në klubet respektive.

Më i fundit në këtë listë është Ian Matsen.

21-vjeçari nga Vlardingen ka qenë lojtar fiks i ekipeve zinxhirë të Holandës, por ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Ndërsa në nivel klubesh këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira me ekipin e Çelsit ku është aktivizuar vetëm 376 minuta.

Në Dortmund, Matsen do ketë një mundësi të artë.

Në krahun e majtë të mbrojtjes Dortmundi ka një problem pasi Rami Bensebaini ka udhëtuar në Afrikë ku do të jetë pjesë e Kupës së Komebeve me Algjerinë.

Në atë pozicion Dortmundi ka aktivizuar edhe Julian Ryerson, për të cilin ekipi ka nevojë edhe në krahun e kundërt. Ndërsa paraqitjet e Marius Volf nuk kanë qenë sipas pritshmërive të klubit.

Në akordin mes klubeve mësohet se për lojtarin me origjinë nga Surinami, Dortmundi ka arritur që të sigurojë të drejtën e blerjes me një çmim preferencial. Çelsi rinovoi me lojtarin deri në 2026-ën, ndërsa Dortmund ka përparësi në merkato nëse klubi londinez do të privohej nga shërbimet e tij verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat