Visoka kryetrajner i ri i FC KEK-ut

Futboll

Visoka kryetrajner i ri i FC KEK-ut

Nga: K.G. Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:08
Afrim Visoka - djathtas

KEK-u nga Kastrioti ka ambicie të mëdha, të rikthehen në Ligën e Parë të Kosovës.

“Elektricistët” emërojnë kryetrajner të ri Afrim Visokën.

“Afrimi rikthehet në klubin tonë ku për 18 vite ka qenë futbollist. 

4 sezone ishte tek juniorët e KEK-ut, ndërsa tash i bashkohet shtabit teknik në ekipin e parë drejt synimit kryesor, inkuadrimit në Ligën e Parë”, njofton FC KEK-u.

“Elektricistët” janë kampion vjeshtor të Ligës së Dytë të Kosovës, me 39 pikë të tubuara, kanë një më shumë se Mitrovica dhe Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat