Tetovën e fut në “panik” mungesa e mesfushorit

Futboll

Tetovën e fut në “panik” mungesa e mesfushorit

Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:18
Egnatia

Një nga ekipet më aktive në këtë merkato dimërore padyshim që ka qenë Egnatia.

Tek rrogozhinasit janë afruar lojtarë si Jurguens Montenegro, Mario Gjata, Fransua Dylis dhe Melih Ibrahimoglu.

Por nga Egnatia ka patur dhe shumë largime si, Emiljano Musta, Vusal Isgandarli, Bledar Lila, Gytis Paulaskas, Stivian Janku dhe Loti Celina. Për shkak të këtyre ndryshimeve, trajneri Tetova mund të jetë në “hall” për formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Skënderbeut.

Nga afrimet kësaj dritare merkato, titullar në sfidën e sotme pritet të jetë vetëm sulmuesi Mario Gjata.

Teksa një mungesë e rëndësishme për teknikun Tetova është padyshim Albano Aleksi, me mesfushorin që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit ndaj Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat