​Milan-Roma, Ibrahimovic dhe Cardianle pritet të jenë në “San Siro”

Futboll

​Milan-Roma, Ibrahimovic dhe Cardianle pritet të jenë në “San Siro”

Më: 13 janar 2024 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Pronari i Milani, Gerry Cardinale pritet të jetë i pranishëm për ndeshjen e radhës së Milanit në Serie A kundër Romas në “San Siro”, së bashku me këshilltarin dhe ish-sulmuesin e klubit, Zlatan Ibrahimovic.

Kjo do të jetë hera e parë që Cardinale dhe Ibrahimovic do ta shikojnë Milanin së bashku, që prej se suedezi morri rolin e këshilltarit të klubit në fund të vitit 2023.

Që nga ajo kohë, Ibrahimovic ka shikuar Milanin duke luajtur, ku ishte i pranishëm në barazimin 2:2 kundër Salernitanas më 22 dhjetor, por Cardinale nuk ka mundur të shkojë në stadium së fundmi.

Cardinale përshkruhet si njeri i ngjarjeve të mëdha. Këtë sezon, ai ka shikuar Milanin të fitojë 4:1 kundër Torinos, si dhe ishte i pranishëm në fitoren 2:1 kundër Paris Saint-Germain në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Cardinale gjithashtu ishte i pranishëm edhe në humbjen 3:1 kundër Borussia Dortmundit në fund të muajit nëntor.

Udhëtimi i Cardinales drejt Milanit për ndeshjen me Roman thuhet se është rezervuar që moti, sipas “La Gazzetta dello Sport”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat