Aplikimet e tifozëve shqiptar për biletat e Kampionatit Europian

Futboll

Aplikimet e tifozëve shqiptar për biletat e Kampionatit Europian

Më: 13 janar 2024 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin europian që do të zhvillohet në Gjermani në muajin qershor. 

Tri ndeshje për kuqezinjtë do të jenë më 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg dhe takimi i tretë kundër Spanjës më 24 në Düsseldorf.

Të gjithë tifozët që kanë aplikuar për një biletë në fillim të muajit dhjetor, do të marrin përgjigje në fundin e janarit. Siç thuhet në faqen zyrtare të UEFA-s, shorti do të hidhet në ditët e fundit të janarit dhe në datë 31 do të shpallen edhe ata që kanë fituar bileta.

Me një aplikim të vetëm, një tifoz mund të siguronte deri në 4 bileta, të ndara në tri ndeshjet e ekipit të tij.

Nga Shqipëria, Turqia dhe Kroacia kishte më shumë aplikime për bileta, ashtu siç është raportuar nga zyrtarët e UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat