Lojtar i Realit: Këto ndeshje nuk mund të humben

Futboll

Lojtar i Realit: Këto ndeshje nuk mund të humben

Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:51
Dani Karvahal

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Karvahal është vlerësuar si më i miri i ndeshjes në suksesin 5-3 në gjysmëfinalen e Superkupës së Mbretit kundër Atletikos.

Ai madje shënoi një nga pesë golat e Realit, teksa me trofeun e më të mirit të ndeshjes, ai ka folur për finalen e madhe ndaj Barcelonës në mbrëmje. Ndonëse në mëdyshje për shkak të goditje të marrë, Karvahal ka deklaruar se është gati të sakrifikojë.

“Kam marrë një goditje ndaj Atletikos, por besoj se do të jem në fushë në finale.

Këto ndeshje nuk mund të humben. Pas një ndeshje të shkëlqyer kundër Atletikos na duhet dhe një sforco e fundit ndaj Barcelonës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat