Interi me numra rekord

Futboll

Interi me numra rekord

Më: 14 janar 2024 Në ora: 15:14
Interi

Interi i Simone Inzagit duket se ka gjithçka për të qenë ajo skuadra për tu mundur këtë sezon. Ylli i dytë në fanellë mund të jetë çështje kohe nisur nga numrat, të cilët fshihen pas ecurisë së zikaltërve.

Me fitoren në Monza, zikaltrit kanë arritur që të grumbullojnë plot 51 pikë prej 20 takimeve sezonale. Në historinë e saj skuadra milaneze vetëm një herë më parë kishte kaluar kuptën e 50 pikëve të grumbulluar pas kaq takimesh. I referohemi edicionit 2006/07 kur zikaltrit grumbulluan 54 pikë në 20 takimet e para të Serie A.

Receta e Simone e Inzagit është e thjeshtë. Skuadra sulmon me sulmues stratosferik ndërsa mbrojtësit janë të hekurt. Diferenca (+39) e golave të shënuar me ato të pësuar tregon qartë superioritetin e ekipit zikaltër madje krahasuar me atë të Napolit të vitit të kaluar është edhe më e mirë edhe pse kampanët pas 20 javësh vitin e kaluar kishin dy pikë më shumë.

Sa i përket sulmuesve dyshja Turam-Martinez vjen pas vetëm dyshes Kejn-Sane.

Në pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit vetëm “ThuLa” mban ritmin e dyshes bavareze. Lautaro në këtë sezon të Serisë A është autor i 18 golave dhe 2 asisteve ndërsa Turam ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asist.

Për Martinezin ky është sezoni i katërt radhazi që shënon mbi 17 gola në kampionat.

Një arritje të tillë për momemtnin e kishin vetëm Mbape dhe Kejn.

Moment të artë po kalon edhe Çalha. Turku me dygolëshin e rrealizuar në Monza bëri dopietën e parë në 222 prezenca në Serie A. Tani është në kuotën e 9 golave, aq sa ka bërë me Milanin në sezonin 2019-2022, edicionin ku ka shënuar më shumë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat