Sfida hapëse e kësaj jave do të jetë Kukësi – Egnatia

Futboll

Sfida hapëse e kësaj jave do të jetë Kukësi – Egnatia

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:45
Orari i ndeshjeve

Java e 20-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në dy ditë, të premten dhe të shtunën.

Sfida hapëse e kësaj jave do të jetë Kukësi – Egnatia.

Ky takim do të luhet në “Kukës Arena” prej orës 13:30.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe një tjetër sfidë, Teuta – Tirana. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 17:00.

Të shtunën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës. Sfida e parë e ditës do të jetë Erzeni – Vllaznia, që do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, prej orës 13:30.

Në orën 17:00 do të luhen dy takimet e fundit, që premtojnë spektakël.  

Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Laçin.

Ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të presë Dinamon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat