Dragusin tregon pse zgjodhi Tottenhamin para Bayernit

Futboll

Dragusin tregon pse zgjodhi Tottenhamin para Bayernit

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:43
Dragusin

Ëndrra për të luajtur në Premier League ka bërë që Radu Dragusin të zgjedhë më parë Tottenham Hotspurin se sa Bayern Munichun.

Ish-futbollisti i Genoa kishte oferta nga të dyja klubet, por më parë ai u përcaktua për "Spurs". 

"Po, është e drejtë. Zgjodha Tottenhamin sepse ndjeva se ishte hapi i duhur për mua dhe pata një bisedë shumë të mirë me trajnerin. 

Pashë që ata më donin shumë kohë më parë, një muaj para afatit kalimtar, kështu që mendova se kjo ishte zgjedhja e duhur për mua", është shprehur rumuni. 

"Ëndrra ime ishte të luaja në Premier League. Unë besoj vërtet në këtë ekip dhe se është një mjedis i mirë për mua për të vazhduar karrierën time". 

Dragusin tashmë ka bërë bëri debutimin e tij me Tottenham në ndeshjen kundër Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat