Reprezentuesi i Kosovës në formacionin e javës në Itali

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës në formacionin e javës në Itali

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:08
Formacioni

Amir Rrahmani ka nisur ta rikthejë formën e dikurshme duke u bërë protagonist tek Napoli.

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës shkëlqeu në fundjavën që shkoi duke e inspiruar ekipin napolitan drejt fitores ndaj Salernitanës.

Madje, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës e shënoi golin e fitores 2:1 në minutat shtesë të lojës për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme kampionit aktual italian.

Për këtë, përfaqësuesi ynë u përfshi në ekipin ideal të xhiros së 20-të në Serie A, të përzgjedhur nga faqja “Goal.com”.

“Napoli iu rikthye fitores duke e mposhtur Salernitanën në shtëpi dhe këtë e bëri falë një goli të shënuar në minutat shtesë nga Rrahmani.

Mbrojtësi, jo vetëm që shfaqi siguri dhe kualitet gjatë tërë lojës, por u bë edhe njeriu vendimtar i ekipit”, shkruan kjo faqe.

29 vjeçari u rikthye së fundmi nga lëndimi dhe po e rigjen formën dalëngadalë.

Për të thuhet se interesim kanë shprehur Atletico Madridi në Spanjë dhe Atalanta në Itali.

Mbetet të shihet nëse kapiteni i Kombëtares së Kosovës do të qëndrojë edhe në edicionin e ardhshëm në “Diego Maradona” apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat