Çfarë ka ndryshuar së fundmi te Tirana?

Futboll

Çfarë ka ndryshuar së fundmi te Tirana?

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:11
Julian Ahmataj

Në prag të ndeshjes me Teutën, që do të luhet nesër në “Niko Dovana”, trajneri i Tiranës Julian Ahmataj ka dalë para mediave, ku ka sqaruar situatën dhe objektivat e bardhebluve për duelin me Teutën.

Sipas Ahmatajt Teuta ka ekip të mirë dhe nuk e meriton pozicion që ka në renditje, ndaj duhet kujdes.

Ahmataj pohoi se nuk do të thotë gjë që Tirana nuk fiton prej dy vitesh në Durrës, ndaj do të kërkohet maksimumi. Ai sqaroi edhe lëvizjet e merkatos.

“Jemi stërvitur me ritëm të lartë dhe jemi gati për ndeshjen.

Do të jemi në maksimum nesër, pasi Teuta është gjithnjë një skuadër e vështirë dhe e mirë, pavarësisht pozicionit që ka në renditje dhe nuk e meriton atë vend.

Mendoj se është një ndeshje e vështirë. Ndeshjet nuk janë të njëjta. Para ato që luan një javë, nuk mund të luhet javës tjetër, por forma e skuadrës shikohet. Besoj se vështirësia e kundërshtarit duket, por ne kemi objektiva të tjerë, objektiva madhorë dhe për këtë arsye duhet të jemi në maksimumin tonë dhe të dalim me fitore.

Çfarë ka ndryshuar së fundmi te Tirana?

Nuk ka ndonjë sekret të madh, thjesht kemi ndryshuar marshin e punës  dhe jemi aneksuar në këtë pozicionin tonë të skuadrës. kemi larguar pak tensionin nga skuadra. Jmei më të qetë, dhe kur je më i qetë punon më fort dhe kjo duhet të vazhdojë dhe duhet të ecim përpara dhe të kemi formën tonë në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat